Formohet grupi punues për çështjen e pensionëve nga Zvicëra
Prishtinë, 2 prill - Përfaqësuesit e Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, nga të cilët janë njoftuar se nga 1 prilli do të bëhet zbatimi i rregullores së re për pensionet e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Ndërprerja e pensioneve është bërë për shkak të skadimit të marrëveshjeve të vjetra dhe kërkohet inicimi procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, në lidhje më çështjen e sigurimeve sociale.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pas njoftimit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për skadimin e marrëveshjeve te vjetra, në lidhje me pensionet invalidore ka informuar Ministrin e Jashtme lidhur më ketë çështje.
Menjëherë pas informimit të skadimit të marrëveshjes Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale ka formuar grupin punues teknik për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjeve te reja me shtetin Zviceran.