15 Janar 2025

Formohet grupi botëror për vlerësimin e kredive

Hong-Kong, 25 tetor - Tre agjenci të pavarura vlerësimi përkatësisht nga Kina, ShBA-ja dhe Rusia zhvilluan në Pekin një konferencë shtypi për të shpallur nismën për formimin e Grupit Botëror të Vlerësimit të Kredive.

Ky institucion ndërkombëtar vlerësimi josovran do të jetë një sfidë e re ndaj sistemit ekzistues ndërkombëtar të vlerësimit .

Deri tani sistemi ndërkombëtar i vlerësimit të kredive është kontrolluar nga tre agjenci vlerësimi amerikane: "Standard&Poor’s", "Moody’s" dhe "Fitch".

Gjatë krizës financiare ndërkombëtare këto tre agjenci janë kritikuar gjerësisht dhe thirrja për reformimin e sistemit ekzistues ndërkombëtar të vlerësimit ka vijuar pandërprerë.

Grupi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Kredive do të jetë një institucion ndërkombëtar vlerësimi josovran dhe nuk do të përfaqësojë interesat politike e ekonomike të ndonjë vendi ose grupimi. Grupi do të formohet brenda gjashtë muajve dhe selia e tij do të jetë në Hong-Kong.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)