Forcohet ekonomia e vendeve anëtare të OECD-së

Paris, 2 qershor - konomia e vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik (OECD), në tremujorëshin e parë të këtij viti është rritur për 2.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me këtë ështtë ndërpre rënia e aktivitetit në pesë tremujorëshët e kaluar për periudhën e njëjtë.
Sipas tre mujëve të fundit BPV-ja e gjithsej 31 vendeve të OECD-së është rritur për 0.7 për qind, ndërsa në nivel vjetor prej shtatë ekonomive më të mëdha shkallë negative të rritjes është vërejtur vetëm te ekonomia britanike.
Sipas raportit të OECD-së, rritje më të madhe është vërejtur te ekonomia japoneze në vlerë prej 4.2 për qind, ndërsa më pas vijojnë SHBA-të ku BPV-ja është rritur për 0.5 për qind.
Prej shteteve evropiane 16 prej tyre kanë vërejtur shkallë shumë më të vogël të BPV-së prej vetëm 0.5 për qind. Rritje më të madhe shënoi Gjermania prej 1.5 për qind, ndërsa pastaj Franca dhe Italia, thuhet në raport.