Fondit të privatizimit i shtohen rreth 14 milion euro
Prishtinë, 29 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës 57 dhe 58 të privatizimit shpalli fituesit e përkohshëm për ndërmarrjet e reja që ishin në dispozicion për shitje.
Për Valën 57 të privatizimit gjithsej janë pranuar 79 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 9,506.340 euro.
Ndërkaq për Valën 58 të privatizimit gjithsej janë pranuar 54 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5,188.345 euro.