Fondi për skemën pensionale, punë e kryer
Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Fondi i skemës pensionale do të rritet për 23 milionë euro.
Fondi i skemës pensionale rritet për 23 milionë euro, ashtu si kam thënë të premten në konferencë me FMN-në. Kjo është punë e kryer. Buxheti me këtë ndarje shtesë prej 23 milionë eurosh do të aprovohet në Qeveri javën që vjen. Mandej varet nga Kuvendi se sa shpejt do ta aprovojë ligjin e buxhetit për 2016-n, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.