23 Dhjetor 2024

Fondi për Garanci Kreditore nënshkruan marrëveshje me Kreditimin Rural

Prishtinë, 15 shtator - Sot, në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), u nënshkrua Marrëveshja e Garancisë me Kreditimin Rural të Kosovës (KRK).

Kjo marrëveshje u nënshkrua për garantimin e kredive bujqësore brenda Dritares Agro të FKGK-së.

Kjo ngjarje shënon më tutje zgjerimin e marrëveshjeve që FKGK realizon gjatë këtij viti me Institucionet Mikrofinanciare duke ofruar garanci për kredi bujqësore për fermerët dhe agrobizneset vendore.

Lulzim Sadrija, Drejtor Ekzekutiv në KRK, theksoi që nënshkrimi i marrëveshjes së Institucioneve Mikrofinanciare me FKGK-në do të jetë  shtytëse e madhe në rritjen e kreditimit dhe një hap domethënës drejt rritjes së përfshirjes financiare në Kosovë.

Znj. Bahrije Dibra, Kordinatore e Lartë për Sektorin e Financave dhe Energjisw -KfW theksoi që ky është një hap i rëndësishëm për FKGK-në meqë tani kemi marrëveshje me tri institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Kosovë.

"Këto marrëveshje  shpresojmë që do të lehtësojnë kredi dhënien dhe do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për financimin e Agro bizneseve", thekson Dibra.

Dritarja Agro është skemë garantuese që operon në kuadër të FKGK-së me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve duke garantuar kreditë për këtë sektor.

Deri më tani janë garantuar rreth 27 milion euro - kredi bujqësore dhe janë rreth 9 milion euro garanci aktive në këtë sektor.

Kapitali i përgjithshëm i Dritares Agro është në vlerë totale prej 11.5 milion euro që  është financuar plotësisht nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)