18 Nëntor 2024

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhbllokoi 3,4 miliardë euro hua për Greqinë

Uashington, 1 qershor  - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhbllokoi 3,4 miliardë euro hua për Greqinë me një vit vonesë në kalendarin e parashikuar nga plani i shpëtimit financiar që është parashikuar për këtë vend në vitin 2012.

Miratimi i këshillit administrativ i FMN-së, që përfaqëson 188 shtete anëtare, u vonua për shkak të transaksioneve të vështira mes Athinës dhe trojkës që përbëhet nga FMN-ja, BQE-ja dhe KE-ja

“Në teori, huat e FMN-së për Greqinë janë 1,7 miliardë euro për çdo tremujor por shuma u dyfishua për arsye të kësaj vonese”, shpjegoi një zëdhënës i FMN-së.

Kjo derdhje e re e dërgon në 11,6 miliardë euro shumën e dhënë nga FMN-ja për Athinën në kuadrin e planit të shpëtimit ndërkombëtar prej 173 miliardë eurosh që i janë akorduar këtij vendi që në pranverë 2012 dhe duke sjelle edhe masa shtrënguese drastike për Greqinë.

E rraskapitur nga kriza ekonomike dhe e vendosur nën asistencë financiare që prej vitit 2010, Greqia arriti në prill të rikthehet në tregun e huas afatmesme, duke marrë edhe një rifitim relativ të besimit të investitorëve.

Në recesion që prej gjashtë vitesh, vendi synon një rikthim tek rritja ekonomike këtë vit por me një nivel papunësie shumë të lartë (26,5 për qind në shkurt) dhe me një borxh stratosferik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)