13 Maj 2024

Fondi me vlerë 500 miliardë euro hyri në fuqi

Bruksel, 10 tetor - Ka hyrë në fuqi "Mekanizmi i Stabilitetit Evropian" (ESM), i shumëpritur nga vendet që janë tronditur nga kriza ekonomike.

Ministrat e financës së eurozës në një takim në Luksemburg deklaruan se fondi me vlerë 500 miliardë euro tashmë ndodhet në fuqi.

Fondi i shpëtimit pritej të hynte në fuqi në korrik, por ishte vonuar për shkak të miratimit që do të vinte nga gjykata kushtetuese gjermane. Duke filluar nga dita e sotme fondi do të jetë funksional.

Në fazën e parë fondi do të jetë 500 miliardë euro. Në krye të fondit është zgjedhur gjermani Klaus Regling.

Me anë të fondit në fjalë, i cili do të zëvendësojë Mekanizmin Evropian për Stabilitet Financiar, që njihet edhe si fondi kalimtar i shpëtimit, do të sigurohet ndihmë financiare duke blerë bonot shtetërore të vendeve në krizë përkundrejt premtimeve që këto të fundit t'u qëndrojnë besnike politikave të ashpra ekonomike dhe financiare.

Gjithashtu do të jetë e mundur që përmes fondit t'u sigurohen burime financiare direkte bankave të vendeve në krizë.

Momentalisht fondi do të funksionojë me 200 miliardë euro që disponon, ndërsa kapacitetin e plotë do ta arrijë brenda 2 vjetëve.

Vendimet e Fondit do të merren nga Bordi Drejtues, i formuar nga ministrat e financave të 17 vendeve anëtare të eurozonës. Kurse sistemi i votimit në mbledhjen e bordit do të jetë në raport me kontributin financiar që është bërë në krijimin e fondit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)