07 Nëntor 2024

Fondi i Punësimit do të zvogëlonte papunësinë

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori sot pjesë në tryezën mbi prezantimin e gjetjeve të studimit të fizibilitetit për krijimin e fondit të punësimit në Kosovë, të prezantuara në bashkëpunim me UNDP. 

Një fjalën hyrëse, Ministri Reçica tha se në Kosovë ka nevojë për krijimin e një fondi të qëndrusheshëm të  punësimit, me qëllim që të kontribuojë në zvogëlimin e papunësisë, dhënien e mundësive të punësimit të të rinjëve, përfituesve nga kategoritë sociale, të cilët mund të inkuadrohen në tregun e punës.

“Ky fond të kontribuojë që të realizojmë objektivin tonë, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një të punësuar”, theksoi ministri.

Gjetjet e prezantuara në konferencë janë një fillim i mbarë për punën e mëtejme që rekomandimet dhe propozimet për krijimin e fondit të punësimit të dërgohen për miratim.

Rëndësia e këtij fondi konsiston në peshën dhe vëmendjen që është duke dhënë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe angazhimin e saj në drejtim të punësimit, aftësimit profesional dhe mirëqenies më të mirë sociale të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica, në fund theksoi se bashkëpunimi me Organizatat Ndërkombëtare, në këtë rast me UNDP do të thellohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)