Fondi i Mekanizmit të Stabilitetit Europian, 2 trilionë euro
Duke iu referuar gazetave gjermane \"Der Spiegel\" dhe \"Die Welt\", gazeta italiane njofton se ka mundësi që fondi i ndihmës të jetë më shumë se 500 miliardë euro, dhe nëse nevojitet, shuma e këtij fondi do të arrijë në 2 trilionë euro.
Siç njoftohet, nëse fondi do të jetë vetëm 500 miliardë euro, ai do të shërbejë kryesisht për blerjen e bonove të vendeve që ndodhen në vështirësi ose do të përdoret drejtpërdrejt si kredi ndihme.
Ndërsa nëse ky fond do të arrijë në 2 trilionë, ndihma do të zgjerohet edhe në ekonomitë e përparuara të Eurozonës, si Spanja dhe Italia.