18 Nëntor 2024

Fondi i Investimeve në Shqipëri rritet për 18 për qind

Tiranë, 15 maj - Në tremujorin e parë të këtij viti, tregu i Fondëve të Investimeve në Shqipëri u rrit me 18 për qind.

Gjatë periudhës janar-mars 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në fund të muajit mars të vitit 2014, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 59,45 miliardë lekë me një rritje prej 18,12për qind krahasuar me fundin e vitit 2013-ë.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilët përbëjnë 80,89për qind të aseteve të fondeve, me rritje prej 13,92për qind krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve, që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2014, është 32.597.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)