23 Dhjetor 2024

Fondi i Grave të Kosovës ndau edhe 49,673 euro për 11 organizata të grave

Prishtinë, 27 shtator - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shpallur edhe 11 organizata përfituese të granteve, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK).

Këto grante janë mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë në vlerë prej 49,673 euro.

Kujtojmë se përmes këtij raundi, janë mbështetur edhe 23 grante të tjera nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, në vlerë prej 90,733€ si dhe nga Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) përmes nismës së RrGK-së “Më shumë zgjedhje: Politika familjare përgjegjëse gjinore për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor dhe në Moldavi”, të mbështetur nga ADA, njësia operacionale e  Agjencionit Austriak për Bashkëpunim, në vlerë prej 18,579€.

Me grantet e shpallura sot, shuma e përgjithshme e ndarë në këtë raund është 158,985€.   

Këto nisma do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK-së.

Përfituesit e granteve të mbështetura nga ADA, me bashkë-financim nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë janë:

·        Gruaja Hyjnore me nismën: “Edukata seksuale si lëndë mësimore në shkolla fillore dhe të mesme” (4,974€)

·        Humanus Vita me nismën: “Vetëdijësimi i të rinjve për ngacmimet dhe sulmet seksuale si dhe rëndësinë e raportimit të hershëm” (4,754€)

·        Qendra për Promovimin e te Drejtave te Grave (QPDG) me nismën: “Ofrimi i shërbimeve psikosociale për gratë të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë” (4,006€)

·        Handikos Mitrovica me nismën: “Shëndeti reproduktiv dhe edukimi seksual i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në komunën e Mitrovicës” (4,432€)

·        Shoqata e Grave Jeta me nismën: “Fuqizimi i grave dhe të rinjve për parandalimin e dhunës me baza gjinore në përputhje me Konventën e Stambollit” (4,846€)

·        Shoqata e Grave Ura Sociale me nismën: “Ngritja e vetëdijes për parandalimin e ngacmimeve seksuale” (4,317€)

·        Instituti i Psikologjisë Aplikative me nismën: “Mbështetja e vajzave adoleshente për t’i tejkaluar problemet sociale dhe emocionale” (4,188€)

·        Shoqata e Juristeve Norma me nismën: “Mëso dhe vepro për një shoqëri pa dhunë me bazë gjinore” (4,970€)

·        Qendra e Gruas ATO me nismën: “Edukimi rreth shëndetit reproduktiv” (4,552€)

·        Shoqata e Grave Gruaja Fermere me nismën: “Edukimi seksual i përshtatur sipas moshës dhe zhvillimit” (3,705€)

·        Zensko Pravo me nismën: “Parandalimi i dhunës ndaj grave në veri të Kosovës” (4,927€).

FGK ka ndarë gjithsej 34 grante në këtë raund.  

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 227 grante, duke përkrahur 122 organizata, me shumën prej 1,170,452€.  Në vitin  2021, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet nga Bashkimi Evropian, ADA, Sida, UNFPA dhe Sigrid Rausing Trust. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)