Fondi i Grave të Kosovës do të ndajë 99,842 euro për 31 organizata
Prishtinë 12 qershor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej pothuajse 100 mijë euro.
Në konferencë do të flasin Drejtorja Ekzekutive e RrGGK, znj. Igballe Rogova, Zëvendës Shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, dhe Kreu i Zyrës së Austrian Development Agency (ADA), Gunther Zimmer.
Pas konferencës, RrGGK do të nënshkruaj kontratat me përfituesit e granteve. Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
RrGGK do të ndajë 27 grante për 31 organizata të saj anëtare, katër prej të cilave janë partneritete, me shumën prej gjithsej 99,842.35. Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.
Përfituesit e granteve të FGK janë:
Grant Avokimi Individual për një Organizatë:
·Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) me iniciativën: Kujdesi shëndetësor është i mirë atëherë kur ka qasje për të gjithë (2987.50, përkrahur nga ADA)
·Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut me iniciativën: Gratë vendim-marrëse (2,175.00, përkrahur nga ADA)
· Vita Jeta me iniciativën: Diabeti tek të moshuarit (2,741.10, përkrahur nga ADA)
·Qendra për Fuqizimin e Gruas me iniciativën: Fuqizimi ekonomik i grave - nënave kryefamiljare (2,780.00, përkrahur nga ADA)
· Luna me iniciativën: Shëndeti i grave dhe liria e lëvizjes (2,987.50, përkrahur nga ADA)
·Together in Progress me iniciativën: Nga Nënat - Avokim për gratë fermere të komunës së Gjakovës (2,996.00, përkrahur nga ADA)
·Gruaja Bashkëkohore me iniciativën: Shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese(2,989.00, përkrahur nga ADA)
·Iniciativa për Integrim të Komuniteteve me iniciativën: Përmirësimi i pozitës së vajzave dhe grave përmes përfshirjes së tyre në vendim-marrje në Komunën e Dragashit (2,535.00, përkrahur nga ADA)
·Qendra e Gruas \"ATO\" me iniciativën: E drejta ime në pronë (2,324.50, përkrahur nga ADA)
·Lulishtja me iniciativën: Promovimi i të drejtave të grave dhe fuqizimi i rolit të tyre në trashëgiminë pronësore (2,757.50, përkrahur nga ADA)
·OJQ Bliri me iniciativën: Ngritja e vetëdijes së shëndetit reproduktiv tek të rinjtë (2,985.00, përkrahur nga ADA)
·Gruaja Hynore me iniciativën: \"Ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi të drejtën e grave në pronë dhe trashëgimi\" (2,530.00, përkrahur nga ADA)
·Klubi Social Jeto me iniciativën: \"Qasje më e lehtë e grave në drejtësi për mosmarrëveshje apo konteste pronësore\" (2,222.00, përkrahur nga ADA)
·Shoqata e Grave Fermere \"Krusha e Vogël\" me iniciativën: Krijo edhe ti një biznes, mos nguro (2,440.00, përkrahur nga ADA)
·Handikos Mitrovica me iniciativën: \"Qasja e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuar në kujdesin shëndetësor\" (3,531.25, përkrahur nga BE)
·Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamurit e Dobësuar me iniciativën: \"Vetëdijesim për përkrahje dhe mbështetje të personave të verbër dhe personave me të pamurit të dobësuar\" (3,753.50, përkrahur nga BE)
·Qendra e Kosovës për Zhvillim dhe Integrim Multikulturor me iniciativën: \"Fuqizimi ekonomik i të rinjve nga komunitetet jo-shumicë: Rom, Ashkali, Egjiptian, me fokus tek vajzat\" (3,705.00, përkrahur nga BE)
·Partners Kosova me iniciativën: \"Avokimi i grave për të drejtat e tyre pronësore dhe ato të trashëgimisë\" (3,532.00, përkrahur nga BE)
·Girls Coding Kosova me iniciativën: \"#EcShlirë v.3.0. Bashkëpunimi me policinë e Kosovës\" (4,000.00, përkrahur nga BE)
·Education Code me iniciativën: Gratë sipërmarrëse (3,642.00, përkrahur nga BE)
·Instituti i Psikologjisë Aplikative, Alpha me iniciativën: \"Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe grave të burgosura në Kosovë përmes socializmit të tyre (II) (3,845.00, përkrahur nga BE)
·Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes me iniciativën: Një grua e edukuar, një shoqëri e shëndoshë (3,815.00, përkrahur nga BE)
·Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK) me iniciativën: \"Më shumë të drejta për gratë e verbëra\" (3,370.00, përkrahur nga BE)
Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:
·Rikotta & Shoqata e Grave \"Gora\" me iniciativën: Vetëdijesohu, shëndeti juaj është i rëndësishëm për shoqërinë (5,958.00, përkrahur nga ADA)
·Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave & Qendra për Promovimin e Familjes së Shëndoshe me iniciativën: Fuqizimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës për realizimin e të drejtave ligjore (7,305.00, përkrahur nga BE)
·Na Dom (Shtëpia Jonë) & Qendra e Grave për Zhvillim Rural me iniciativën: \"Përmirësimi i politikave lokale nga perspektiva e grave\" (7,980.50, përkrahur nga BE)
·Dera e Hapur & Ruka Ruci me iniciativën: \" Fuqizimi i Grave aktiviste nga komuniteti për të çuar përpara të drejtat e grave dhe barazinë gjinore përmes pjesëmarrjes, informative dhe mediave sociale \" (7,955.00, përkrahur nga BE)