05 Nëntor 2024

Fondi i Grave të Kosovës do të ndajë 66,429 euro për 18 organizata të RrGK

Prishtinë, 24 tetor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej 66,429.50 euro.

Në konferencë do të flasin Drejtorja Ekzekutive e RrGK, znj. Igballe Rogova, znj. Annette Fath Lihic,  Këshilltare Kryesore Politike/Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë,  dhe z. Arsim Aziri Udhëheqësi i Administratës dhe Këshillues i Sektorit Privat, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Pas konferencës, RrGK do të nënshkruaj kontratat me përfituesit e granteve. Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

RrGK do të ndajë 16 grante për 18 organizata të saj anëtare, dy prej të cilave janë partneritete, me shumën prej gjithsej 13,424.00 euro.

Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK.

 

Përfituesit e granteve të FGK janë:

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

·Femrat Aktive të Gjakovës (FAGJ) me iniciativën: “Zhvillimi i një sistemi ndër institucional të qëndrueshëm për adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në komunën e Gjakovës” (3,496.00 euro, përkrahur nga ADA)

·NVO “Svet Andjela” me iniciativën: “Gratë në fokus” (4,000.00 euro, përkrahur nga BE)

·Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK) me iniciativën: “Qasja e përmirësuar e grave fermere dhe ndërmarrëse të Komunës së Gjakovës në subvencionet komunale” (3,760.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Down Sindrom Kosova me iniciativën: “Kuzhina X21” (3,980.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Kosovo Advocacy Group (KAG) me iniciativën: “Pjesëmarrja e grave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në politikëbërje” (4,985.00 euro, përkrahur nga BE)

·Udruženje Poslovnih Žena WBA me iniciativën: "Indeksi i barazisë gjinore në vetëqeverisjen lokale në Mitrovicë të Veriut" (4,997.00 euro, përkrahur nga BE)

·Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane me iniciativën: “Promovimi i punësimit përmes avancimit të shkathtësive të buta për gratë rome, ashkali dhe egjiptiane në Gjakovë” (3,000.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Organizata Lulishtja me iniciativën: “Avokim për fuqizimin ekonomik të grave fermere në fshatrat e Malësisë së Gollakut” (3,080.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Organizata  Hareja me iniciativën: “MOS heshtni-Flisni” (3,140.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Moravski Biser me iniciativën: “Harmonizim i normave tradicionale të trashëgimisë me kornizën ligjore” (3,387.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Organizata për Reforma Lokale “Euloc” me iniciativën: “Promovimi i buxhetimit të drejtë gjinor nga qeverisja komunale në Viti” (4,990.50 euro, përkrahur nga BE)

·Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes me iniciativën: “Ngritja e efikasitetit  të shërbimeve sociale përmes dispozitave të Konventës së Stambollit” (3,420.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Art Without Limit me iniciativën: “Festivali ndërkombëtar i filmit për personat me nevoja të veçanta” (3,750.00 euro, përkrahur nga ADA)

·United Women’s Association me iniciativën: “Avokim i drejtë për punësim të grave” (3,020.00 euro, përkrahur nga ADA)

Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:

·Udruzenje Zena Nas Dom & Qendra e Grave për Zhvillim Rural (QGZHR) me iniciativën: “Partneriteti për zhvillim (i mjedisit miqësor për zhvillim) të ndërmarrësisë së grave” (7,614.00 euro, përkrahur nga ADA)

·Organizata Rikotta & Qendra e Gruas “ATO”: “Fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve të grave në Prevall dhe fshatrat përreth!” (5,810.00 euro, përkrahur nga ADA).

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar.

Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 160 grante, duke përkrahur 86 organizata, me shumën prej 753, 747.46 euro.

FGK ka pasur më shumë se 20,855 përfitues. Në vitin 2019, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Bashkimi Evropian dhe UN Women.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)