18 Nëntor 2024

Fondi i Abu Dhabit financon Ujësjellësin Regjional të Prishtinës

Prishtinë, 9 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Fondi i Abu Dhabit do të finansojë projektet prioritare të Qeverisë së Kosovës.

"Sapo erdhi një lajm i shkëlqyeshëm! Sapo mora njoftim zyrtar nga Mohammed Saif Al Suëaidi, Drejtor Gjeneral i Fondit të Abu Dhabit - që ky fond sovran i Emirateve ka vendosur të finansojnë projektet prioritare të Qeverisë së Kosovës!"

"Projekti i parë i konfirmuar është finansimi i plotë i Ujësjellësit Regjional të Prishtinës. Jemi duke negociuar që Mbretëria e EBA të merr pjesë edhe në Fondin për Punësim, ndërsa kemi hyrë në negociata edhe për investim në Sistemin Ibër-Lepenc dhe projekte në bujqësi", ka shkruar ai ne faecbook.

Sipas tij ky vendim zyrtar i Fondit të Abu Dhabit që u përcoll me Notë Verbale, konfirmon marrëveshjen që e kam bërë me Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan gjatë vizitës së tij në Kosovë, për investime të Emirateve në shtetin tonë!

"Lajme të reja priten në javët dhe muajt në vijim që do të krijojnë vende të reja të punës dhe investime masive", ka shkruar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)