Fondi Europian do të investojë 400 miliardë euro në projektet e reja
Bruksel, 21 maj - Komisioni Evropian thotë se Fondi Europian për Investime Strategjike, i njohur edhe si Fondi "Juncker", pritet të investojë 400 miliardë euro në projektet e reja.
Deri në maj, marrëveshjet e miratuara në kuadër të Fondit kanë arritur në 74 miliardë euro në financim në të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas deklaratës së KE-së, 950 mijë kompani fillestare dhe ndërmarrje të mesme e të vogla pritet të përfitojnë nga shtimi i mundësisë për financim.
Aktualisht, pesë vendet që kanë përfituar më shumë nga Fondi janë Greqia, Estonia, Bullgaria, Portugalia dhe Letonia.