06 Nëntor 2024

Fondacioni Soros mbyll e zyrën e tij në Budapest

Budapest, 16 maj - Fondacioni i miliarderit amerikano-hungarez George Soros tha sot se po e mbyll zyrën që ka në Budapest dhe po i transferon operacionit në Berlin, për shkak të “një mjedisi gjithmonë me më tepër shtypje politike dhe ligjore në Hungari”, sipas deklaratës së organizatës.

Fondacionet për shoqëri të hapura theksojnë në deklaratë se në Paralmentin e ri të Hungarisë pritet të jetë përparësi vendosja e kufizimeve ndaj organizatave jo-qeveritare.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka mbështetur ligjin e quajtur “Ndaloni Sorrosin”, që përfshin vendosjen e taksave dhe ndalimin e organizatave jo fitimprurëse të angazhuara me imigracionin.

Qeveria hungareze ka cituar shqetësime për sigurinë kombëtare dhe kryeministri Orban e ka akuzuar Sorosin se përpiqet për të minuar identitetin kulturor të Europës, duke punuar për të sjellë në koninent një numër të madh imigrantësh.

Fondacionet për shoqëri të hapura janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin grupe të shoqërisë civile në Hungari, që merren me artin, lirinë e medias, transparencën, arsimin dhe shërbimin shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)