01 Maj 2024

FOL kërkon qasje në prokurim në tri ministri

Prishtinë, 25 mars - Lëvizja FOL, sot, përmes një letre drejtuar ministrave përkatës, i ka propozuar Ministrisë së Administratës Publike, asaj të Infrastrukturës si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë nënshkrimin e një memorandum që do ti mundësonte FOL-it qasje në procedurat e prokurimit në cilësinë e monitoruesit, të ngjashëm siç është nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Memorandumi i propozuar nga Lëvizja FOL ka për qëllim të rrisë dhe zhvilloj transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit deklaroi z. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.

FOL pret që Ministritë përkatëse të përgjigjen pozitivisht ndaj propozimit duke qenë se një praktikë e tillë është vendosur edhe nga zv. Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)