Fol kërkon më shumë investime në fushën e arsimit
Prishtinë, 16 mars - Lëvizja FOL ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar Raportin mbi Investimet Publike në Sektorin e Arsimit, Sektori i Arsimit të Lartë 2008-2010.
Fol, ka bërë thirrje për më shumë transparencë në investimet publike të arsimit, përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në dizajnimin dhe përcaktimin e prioriteteve për sektorin e arsimit.
Fidan Kalaja nga Lëvizja Fol, ka bërë thirrje për më shumë transparencë në investimet publike, përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në dizajnimin dhe përcaktimin e prioriteteve për sektorin e arsimit.
Ndërkaq, analisti i politikave, Armend Mazreku, ka bërë prezantimin e të gjeturave të këtij raporti, i cili ka thënë se pavarësisht progresit të arritur gjatë viteve 2008-2010, ende mbesin probleme dhe sfida të mëdha.
Ai ka kërkuar që sektori i arsimit të ridimensionohet si mundësi për zhvillimet e gjithëmbarshme socio-ekonomike, kulturore dhe politike.