FOL: Çmimet referente nuk i ndalin manipulimet nëpër tenderë
Është finalizuar lista me çmime referente për artikujt higjienikë dhe materialin zyrtar. Por kjo listë nuk do të jetë obliguese për autoritetet kontraktuese.
Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se i kanë finalizuar dy lista të artikujve që mund të përdoren nga autoritetet kontraktuese.
Ai ka shpjeguar se hartimi i listës është bërë duke marr çmimet e artikujve nga pesë operatorë të ndryshëm dhe pastaj është nxjerr çmimi mesatar.
Por, edhe pas kësaj, Hoxha ka thënë se lista me çmime është publikuar për komentimin nga operatorët e fushës.
Ai ka thënë se është duke u punuar edhe në hartimin e listave të artikujve të tjerë që zakonisht blihen përmes procedurës së prokurimit nga institucionet publike. /koha/`