FMN:Kriza ekonomike, 20 milionë të papunë në botë
New York, 3 nëntor - Kreu i FMN-së ka theksuar se 20 milionë persona në botë kanë humbur vendet e tyre të punës si rezultat i krizës ekonomike por ka shtuar se prioritet i politikave për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së botës duhet të jetë programi i krijimit të vendeve të reja të punës.
Domink Straus duke ju drejtuar krerëve të grupit G-20, u ka kërkuar atyre të përpilojnë një program të caktuar dhe efektiv në zgjidhjen e problemeve dhe sfidat e sistemit monetar ndërkombëtar. Sipas kreut të FMN-së, popujt e botës janë në pritje të lajmeve të mira nga takimi i krerëve të grupit G-20 për forcimin dhe potencialit dhe kontrolli mbi sistemin monetar të botës.
Sipas Straus, qeveritë përkatëse duhet të zgjedhur shembuj dhe modele të reja për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendeve të tyre duke u mbështetur në kërkesën dhe konsumin e brendshëm.
Ai gjithashtu ka ritheksuar se krijimi i vendeve të reja të punës dhe ulja e nivelit të papunësisë, duhet të jetë në prioritet të politikave të globalizimit të ekonomisë.