FMN: Zvogëlimi i papunësisë doemos të jetë prioritet
Paris, 4 shkurt - Shtetet doemos të zbatojnë politikë për zvogëlimin e papunësisë e cila për shkak të recesionit, shumë shpejt u rrit në një numër të madh të vendeve të botës.
Ky është qëndrimi i njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Stros-Kan.
Nuk mund të them se kriza ka përfunduar përderisa nuk përballemi me papunësinë. FMN-ja ka pozicion shumë të fuqishëm kur bëhet fjalë për këtë problem, ka deklaruar Stros-Kan për radion franceze Er Te El.
Sipas tij, masat për mbështetjen e ekonomisë botërore janë afatshkurte dhe duhet të bëhet një plan afatgjatë për zvogëlimin e defiçiteve shtetërore.
Pasi që vendet do të vendosin theksin në zvogëlimin e papunësisë, qeveritë gjatë periudhës së ardhshme duhet të punojnë në zvogëlimin e borxheve. Ky do të duhej të jetë prioritet në këtë moment, konsideron drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Stros-Kan.