FMN: Vonesat në privatizime mund të falimetojnë Greqinë
Athinë, 21 shtator - Vonesat e tejzgjatura në zbatimin e programit të privatizimeve në Greqi mund të çojnë vendin në pamundësi totale për shlyerjen e borxhit, paralajmëroi të hënën përfaqësuesi i përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Greqi, Bob Traa.
\"Privatizimet janë vonuar në krahasim me programin, pasi politikanët nuk duan të bien dakord mbi mënyrën e të proceduarit, nëse vazhdoni të prisni vendi do të shkojë në pamundësi totale të shlyerjes së borxhit të madh që ka\", deklaroi përfaqësuesi i FMN-së, një nga tre kreditorët e vendit së bashku me zonën euro dhe Bankën Qëndrore Evropiane.
Programi i privatizimeve greke parashikonte 50 miliardë euro deri në 2015, nga të cilët 5 miliardë vetëm brenda vitit.
Sipas Traa, privatizimet nuk janë vetëm një ndryshim i drejtimit të publikes drejt privates, por ato sjellin kapitale dhe eksperiencë për t\'i ardhur në ndihmë vendit, elektrokardiograma e të cilit ngjason me atë të një njeriu të vdekur.