FMN vlerëson lartë punën impresionuese e ATK-së gjatë vitit 2019
Prishtinë, 21 janar - Sot është mbajtur takimi përmbyllës i FMN-së i cili ka monitoruar dhe vlerësuar punën e bërë në ATK.
Ky mision në fokus ka pasur vlerësimin e zbatimit të Planit Afatmesëm të Reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.
Drejtori i përgjithshëm i ATK z. Ilir Murtezaj falënderoi ekipin e FMN dhe u zotua se do të vazhdon edhe më tutje në realizimin e objektivave të parapara dhe përmirësimin e kapaciteteve.
Në këtë takim FMN ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e bërë përgjatë vitit 2019 të cilin vlerësim e kanë pasqyruar në Draft Raportin e dorëzuar sot Drejtorit të Përgjithshëm.
Njëkohësisht FMN konfirmon se do te vazhdojë me përkrahjen e saj në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.