FMN vendos javën e ardhshme për postin e shefit të institucionit
Washington, 21 qershor - Gara për postin e shefit të FMN-së ka hyrë në fazën vendimtare.
Organizata në Washington bëri të ditur se të dy kandidatët, guvernatori i bankës qendrore të Meksikës Augustin Carstens dhe ministrja franceze e Financave Christine Lagarde, janë ftuar këtë javë për bisedime prezantuese.
Të martën e ardhshme do të mblidhet këshilli i drejtorëve të FMN-së dhe do të marrë vendim deri të enjten.
Ish shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn dha dorëheqjen nga posti pas akuzave për përdhunim.