05 Nëntor 2024

FMN vazhdon ta mbështes ATK-në

Prishtinë, 1  mars - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka mbajtur takim me përfaqësuesit e zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi, të cilët fillimisht uruan drejtorin Murtezaj për pozitën e re.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që do të zhvillohet për gjatë këtij viti,  për të cilin përfaqësuesit nga  FMN thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.


Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar,  të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara.

FMN ka përkrahur ATK-në në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)