FMN vazhdon mbështetjen për Administratën Tatimore të Kosovës
\"Qëllimi i këtij misioni ishte ofrimi i këshillave në përmirësimin e procesit të menaxhimit të përmbushjes vullnetare, duke u përafruar me praktikat më të mira ndërkombëtare\", thuhet në një kumtesë të ATK-së.
ATK njofton se në takimin e mbajtur më 14 Qershor 2017, në mes të Drejtorit të Përgjithshëm dhe ekspertes Telita, është diskutuar për gjendjen aktuale të procesit të menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, i cili si proces dhe kapacitete njerëzore janë vlerësuar se kanë përparësi strategjike dhe raportet e prodhuara lidhur me menaxhimin e rrezikut të përmbushjes, janë të shkëlqyeshme krahasuar me shtetet në regjion.
\"Gjithashtu në takim u prezantua edhe gatishmëria e FMN për të mbështetur ATK edhe në të ardhmen me theks edhe gjatë vitit 2017, në fusha të cilat ATK i sheh me prioritet dhe në fushat të cilat janë identifikuar si potenciale për përkrahje në raportin e asistencës teknike\", thuhet në kumtesë.
Bëhet e ditur se në takim, prezent ishte edhe Steffen Normann Hansen, këshilltari regjional i FMN për asistencë teknike.