FMN uli parashikimin për rritjen ekonomike në Rusi
Moskë, 9 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli parashikimin e saj të rritjes së PBB-së së Rusisë nga 2,5 për qind në 1,5 për qind. E njëjta shifër për vitin 2014 është ulur nga 3,3 për qind në 3 për qind.
Ekspertët e FMN-së besojnë se rritja ekonomike e Rusisë do të kufizohet nga konjunktura e dobët ekonomike, rritja e shpenzimeve, rënia e vlerës së tregut të aksioneve dhe rritja e pamjaftueshme e investimeve.
FMN-ja korrigjoi gjithashtu edhe parashikimet për rritjen ekonomike globale. Pritet që kjo rritja të jetë 2,9 për qind e jo 3,2 për qind sa ishte menduar më parë.
Sipas FMN-së, në vitin 2014 ekonomia botërore do të rritet me 3,6 për qind.
Arsyeja për rishikimin e parashikimit është dobësimi i ekonomive në zhvillim.