FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Rusisë
Moskë, 26 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si pasojë e investimeve të dobëta, dhe paqartësisë në tregjet globale, parashikimet për rritjen e ekonomisë ruse i ka ulur nga 3,7 në 1,5 për qind.
Kurse qeveria ruse parashikimin për rritjen ekonomike e kishte korrigjuar në 1,8 për qind.
Sipas parashikimeve të FMN-së, Rusia në vitin 2014 do të rritet 3 për qind, kjo nëse në ekonominë globale do të ketë zhvillime pozitive.