07 Nëntor 2024

FMN ul parashikimin për ekonominë amerikane

Washington, 28 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u shpreh të martën se për arsye të mungesës së efekteve të dukshme të politikave nxitëse fiskale të administratës Trump, FMN-ja nuk do të marrë në konsideratë këto elemente dhe ka vendosur që të ulë në 2.1% parashikimin mbi rritjen ekonomike të SHBA-së për vitet 2017 dhe 2018.

Sipas FMN-së, politikat e administratës amerikane janë të paqëndrueshme dhe parashikimet e FMN-së mbi rritjen ekonomike të SHBA-së përballen me një rrezik të madh.

Duke marrë parasysh që FED-i në përgjithësi ka arritur objektiva për stabilizimin e çmimit të mallrave dhe punësimin, FMN-ja beson që FED-i duhet të vazhdojë rritjen e normës së interesit.

Krahas kësaj, FED-i në një kohë të përshtatshme mund të zvogëlojë nivelin e kapitaleve totale dhe të borxheve, por duhet të komunikojë sa më parë me tregun, për të evituar luhatje të mëdha.

Në deklaratën e FMN-së mirëpriten premtimet e SHBA-së për sistemin ndërkombëtar tregtar, ndërsa i bëhet thirrje autoriteteve amerikane të marrin parasysh në mënyrë të kujdesshme kufizimin e importit, me arsyen e sigurisë kombëtare, për të shmangur masa dhe politika që dobësojnë ekonominë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)