FMN ul parashikimin mbi rritjen ekonomike globale
Washington, 10 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar të enjten e uli parashikimin mbi rritjen ekonomike globale për vitin 2015.
FMN-ja parashikon që ekonomia botërore brenda një periudhe afatshkurtër do të përballet me trazira në tregjet financiare dhe luhatje të ashpra në çmimin e kapitaleve. Ndërsa në një periudhë afatmesme pritet të përballet me rrezikun e ngadalësimit.
Në Raportin e Parashikimeve Ekonomike Botërore të publikuar të enjten, FMN-ja parashikon që këtë vit, ekonomia globale do të rritet me 3.3%, që është 0.2% më pak se parashikimet e saj në muajin prill.
Shkaku kryesor i kësaj uljeje është tkurrja e ekonomisë amerikane, që ka ndikuar ekonominë e Kanadasë dhe të Meksikës.
Për vitin tjetër, FMN-ja ka ruajtur parashikimin e mëparshëm me 3.8%. Ndërkohë, FMN-ja ka ulur parashikimet mbi ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim, të cilat, sipas saj, do të shënojnënjë rritje me 4.2%, shifër kjo 0.1% më pak se në muajin prill.