15 Nëntor 2024

FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale

Washington, 13 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të martën raportin e ri "Parashikimi për Ekonominë Botërore", në të cilin parashikimi për rritjen e ekonomisë ndërkombëtare në vitin 2016 është 3.2%, duke shënuar një ulje prej 0.2% krahasuar me parashikimin e janarit.

FMN-ja parashikon që rritja ekonomike do të jetë  0.2 përqind më e ulët se parashikimi i mëparshëm, për të rënë në 3.2 për qind.  Sipas FMN-së, ekonomitë e Shteteve të Bashskuara, Japonisë, dhe Bashkimit Evropian do të rriten më pak se sa mendohej më parë.

Me ndikimin e tregjeve të reja dhe të ekonomive në zhvillim, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2017 është 3.5%, ose 0.1% më i ulët se parashikimi i janarit.

Në raport thuhet se që nga janari i këtij viti, situata në tregun botëror të kapitalit është përkeqësuar, gjë që ka ndikuar në dobësimin e ekonomive të zhvilluara.

Përveç kësaj, politikat rajonale, terrorizmi, kriza e refugjatëve etj kanë cënuar rritjen e ekonomisë globale. Duke u bazuar në këto faktorë, FNM-ja vendosi të ulë parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore në një periudhë 2 vjeçare.

Në raportin e FMN-së parashikimi i rritjes ekonomike të Kinës është përkatësisht 6.5% dhe 6.2%, ose 0.2% më i lartë se parashikimi i muajit janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)