15 Nëntor 2024

FMN ul parashikimet e ekonomisë botërore

Washington, 20 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë botërore për dy vjetët e ardhshëm.

Gjatë takimit të parë të vitit, FMN-ja parashikoi një rritje prej 3.4 për qindësh në 2016-n, dhe 3.6 për qind në 2017-n.

Kryeekonomisti i FMN-së Maurice Obstfeld tha se ekonomia globale përballet me sfida të shumta, duke theksuar tregjet e reja dhe naftën.

\"Mund të kemi një vit të vështirë përpara në ekonomitë e reja dhe në zhvillim. Kryesore në konjukturat e ekonomisë së tanishme janë tri forcat që nënvizuam në tetor: Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze dhe rreziku në rritje i tregjeve financiare në mes të një procesi për riekuilibër makroekonomik nga industria tradicionale tek shërbimet dhe konsumi; rënia e disa çmimeve, veçanërisht i çmimit të naftës; dhe prirjet asinkrone në politikën monetare kryesisht ndërmjet SHBA-së dhe ekonomive të tjera më të zhvilluara.\"

FMN-ja ka ruajtur parashikimin e mëparshëm për rritjen e ekonomisë kineze prej 6.3 për qind në 2016-n dhe 6.0 për qind në 2017-n.

Ndërsa ekonomia amerikane parashikohet për një rritje 2.6 për qind në dy vitet e ardhshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)