FMN: Turqia në 2011 do të këtë rritje 4,4 qind
Stamboll, 13 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin e pranverës së vitit me parashikime për të ardhmen ekonomike të botës.
Sipas raportit Turqia këtë vit bashkë me Lituaninë do të ndajnë vendin e parë mes ekonomive me rritjen më të lartë në Evropë.
FMN-ja përmes raportit tërheq vëmendjen në vazhdimin e disa fenomeneve negative si çmimet e larta të naftës dhe mallrave të tregut pavarësisht shtysës që ka marrë rimëkëmbja në ekonominë globale.
Në raport flitet me shqetësim për rritjen në raportet e papunësisë, ndërsa rekomandohet që ekonomitë në rritje duhet të orientohen më shumë drejt kërkesës së brendshme.
Sipas raportit në Turqi pritet që rimëkëmbja e shpejtë të vazhdojë, dhe për këtë vit parashikohet një rritje ekonomike 4,6%, kurse për vitin e ardhshëm 4,5%.
Sipas këtyre parashikimeve këtë Turqia bashkë me Lituaninë do të ndajnë vendin e parë me rritjen më të lartë brenda ekonomive evropiane.
Sipas raportit të FMN-së inflacion vjetor për këtë vit në Turqi është parashikuar 5,7%, ndërsa për vitin e ardhshëm 6%. Ndërsa deficiti në llogaritë rrjedhëse është parashikuar përkatësisht 8% për vitin 2011 dhe 8,2% për vitin 2012.
Kurse papunësia është parashikuar 11,4% për këtë vit dhe 11% për vitin tjetër.
Sipas FMN-së pritet që çmimet e naftës për fuçi këtë vit të jenë rreth 107 dollarë.