07 Maj 2024

FMN të hënën zhbllokon këstin e gjashtë për Greqinë

Washington, 2 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se parashikon zhbllokimin e këstit të gjashtë të huasë për Greqinë ditën e hënë, dhe në vazhdim dërgimin e një misioni vlerësimi në Athinë i cili do të fillojë punë nga 12 dhjetori.

Një zëdhënës i FMN-së, Gerry Rice, bëri të ditur sot gjatë një konference shtypi në Uashington se këshilli administrativ do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar derdhjen e këtij kësti, në kuadrin e një huaje prej 30 miliardë eurosh e miratuar në maj 2010.

Ministrat e Financave të zonës euro dhanë të martën miratimin për derdhjen bashkarisht të një kësti të ndihmës së miratuar prej tyre për Greqinë. Kështu, ajo pritet të marrë tetë miliardë euro.

Rice shtoi se etapa e mëtejshme do të jetë një mision në Athinë.

“Është parashikuar që misioni në Athinë të rifillojë në datën 12 dhe të vazhdojë deri më 16 dhjetor dhe ai do të zhvillojë bisedime paraprake lidhur me politikat e nevojshme për të bërë përparime drejt objektivave të përgjithshme ekonomike të Greqisë”, shtoi ai.

Zëdhënësi mohoi zërat për përgatitjen e një huaje të re për Greqinë.

I pyetur lidhur me grevën e sotme të përgjithshme dhe për kundërshtimin e grekëve ndaj FMN-së, zëdhënësi u shpreh se përpjekjet e qeverisë duhet të vazhdojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)