FMN sugjeron masa ekstreme për disiplinën fiskale

Tiranë, 23 dhjetor - Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë na pret në 2012-n, por deri në përballjen me të papriturat, rekomandohen masa të qarta për ruajtjen e ekonomisë.
Në thelb, raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëron vendet e rajonit se kriza ekonomike dhe sfidat për ta kapërcyer janë të mëdha.
FMN-ja thotë se të gjitha vendet janë të rrezikuara, madje edhe Shqipëria, që edhe pse ka kapërcyer me sukses krizën e vitit 2009, përmes reformave, sërish ka ende pasiguri për të ardhmen.
Ekspertët italianë të FMN-së, që kanë hartuar raportin e publikuar dje, mbi efektet e krizës në Europën Juglindore, vërejnë se 6 vendet, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Bosnja janë duke ndier në mënyrë të dukshme efektet negative botërore të financave.
Këto vende ndodhen nën presion për të financuar borxhet e jashtme, borxhin e brendshëm, por edhe buxhetet qeveritare, thekson raporti.