12 Nëntor 2024

FMN shtyn kredinë 550 milionë euro për Bosnjën

Sarajevë, 8 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shtyu dhënien e një kredie me vlerë 550 milionë euro për Bosnje-Hercegovinën pasi anëtarët e këshillit fiskal të vendit nuk e nënshkruan marrëveshjen, njoftoi sot ky fond.

“Për shkak të shtyrjes së nënshkrimit të marrëveshjes, bordi ekzekutiv i FMN-së e shtyu dhënien e kredisë deri në një njoftim të dytë”, deklaroi përfaqësuesi i FMN-së në vendin e vogël ballkanik, Francisco Parodi.

Edhe zyrtari i lartë boshnjak, Goran Mirashiç deklaroi se disa anëtarë të këshillit fiskal të vendit nuk kishin firmosur, por pa dhënë arsyen.

Kredia e rënë dakord në maj kishte synim mbështetjen e reformave në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e borxhit publik nëpërmjet konsolidimit fiskal, thjeshtëzimin e procedurave administrative dhe stabilitetin e sektorit financiar të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)