28 Prill 2024

FMN: SHBA, progres në stabilitetin ekonomik

Washington, 9 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se në SHBA janë kryer progrese të konsiderueshmë për të rivendosur stabilitetin financiar.

"Në nivel makroekonomik sfida qëndrore është zhvillimi i një strategjie të besueshme bilanci, për të siguruar që borxhi të hyjë në një rrugë të përballueshme", ka deklaruar FMN.

Fondi ka kërkuar nga autoritetet angazhimin për të përgjysmuar deficitin e bilancit brenda vitit 2013 dhe për të stabilizuar borxhin në 70 për qind të GDP-së brenda vitit 2015.

Në raportin për Parashikimin e Ekonomisë Globale të publikuar sot, FMN me seli në Washington parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4,6 për qind, krahasuar me parashikimin e muajit prill për një rritje prej 4,2 për qind. FMN-ja e ndryshoi shifrën për rritjen ekonomike të Kinës nga 10 për qind, në 10,5 për qind, ndërsa për Indinë e rriti nga 8,8 për qind që ishte në prill, në 9,4 për qind.

Ndërsa për SHBA, parashikimi i rritjes ekonomike u rrit nga 2,7 për qind, në 3,3 për qind. Por Fondi thotë se është shtuar së tepërmi rreziku i rënies ekonomike për shkak të shtimit të rrezikut të recesionit global nga kriza e borxheve në vendet e Eurozonës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)