29 Prill 2024

FMN: SHBA duhet të merr masa urgjente për borxhin

Washington, 26 korrik - Ndërsa ligjvënësit amerikanë dhe Presidenti Obama debatojnë planet për të ulur borxhin masiv të Uashingtonit, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa urgjente dhe të efektshme lidhur me këtë çështje.

Në raportin më të fundit të FMN-së sot lidhur me ekonominë amerikane, thuhej se është e rëndësishme si për këtë ekonomi edhe për ekonomitë e tjera që Uashingtoni të ngrejë menjëherë kufirin ligjor të borxhit, ndërkohë që shkurton gradualisht shpenzimet.

Udhëheqës të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve po përgatisin plane rezervë për të rritur kufirin e borxhit pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë dështuan të arrinin një marrëveshje.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner u bëri thirrje dje republikanëve të mbështesin atë që e quajti masë të re që do të përfshijë një rritje afatshkurtër të tavanit të borxhit të shoqëruar me një paketë për shkurtimin e shpenzimeve.

Boehner tha më herët se nuk ishte i sigurtë për arritjen e një marrëveshje dypartiake. Presidenti Obama ka thënë se kërkon një paketë të pakësimit të borxhit që nuk do ta sillte përsëri këtë çështje në axhendë para zgjedhjeve të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)