FMN: Serbia në rrezik
Beograd, 10 korrik - Serbia po afrohet kufirit të rrezikshëm të borxheve dhe është e domosdoshme të ndërmerren masa për tu shmangur kriza e borxhit publik,deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Fondit ndërkombëtar monetar (FNM) në Serbi Bogdan Lisovolik.
Për të zvogëluar rreziku nga kriza e borxhit publik,Serbia do të duhej të aprovoj planin e masave me ndihmën e të cilës,në fatin e mesëm,borxhi publik do të kthehet nën limitin ligjor (prej 45%të GDP),por bindshëm të mbështetet ky plan tha Lisovolik.
Ai ka porositur s e është me rëndësi që të aprovohet buxheti kursimtar real i riballansuar,por edhe plani afat mesëm për zvogëlimin e borxhit publik,sikurse dhe plani i hapave që duhet ndërmarr për vendosje të themelit për rritje të shëndetshme ekonomike.