16 Nëntor 2024

FMN: Rritja ekonomike në Turqi pritet të mbetet e lartë

Ankara, 13 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin “Problemet Ekonomike Rajonale” në lidhje me vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), mes të cilave renditet edhe Turqia.

Sipas raportit në fjalë, Republika e Turqisë, e cila ndikohet pozitivisht nga efektet e jashtme si tensionet gjeopolitike, atmosfera e përmirësimit në Eurozonë dhe rënia e çmimeve të naftës, do të lërë pas shpine vendet evropiane për sa i takon rritjes ekonomike.

FMN-ja thekson se rritja ekonomike në Turqi pritet të mbetet e lartë.

Ndërsa disa vende evropiane nën barrën e borxheve, gjithnjë në bazë të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do ta kenë të pamundur të shënojnë rritje ekonomike pa bërë reforma institucionale të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)