28 Prill 2025

FMN: Rritja ekonomike globale do të jetë rreth 3,3 për qind

Washington, 17 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale dhe thotë se rruga drejt rimëkëmbjes nuk do të jetë e lehtë në vendet e zhvilluara.

Ekspertët e FMN-së thanë se rritja globale do të jetë rreth 3,3 për qind këtë vit, shifër kjo 0,2 për qind më e ulët se vlerësimet e tyre në fillim të vitit. Organizata huadhënëse thotë se rritja ekonomike do të përmirësohet në vitin 2014.

Raporti i sotëm i FMN-së vjen ndërsa zyrtarë të lartë të financave nga e gjithë bota janë mbledhur në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, që do të zhillohen gjatë kësaj jave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se shkurtimet e shpenzimeve të qeverisë do të pengojnë rritjen e ekonomisë amerikane me më shumë se 1,9 për qind këtë vit, por parashikon se ekonomia më e madhe në botë do të zgjerohet më shpejt në vitin 2014.

Në përgjithësi, eurozona është në recesion dhe ekonomia e saj do të tkurret me 0,3 për qind këtë vit. FMN-ja parashikon se recesioni do të përfundojë dhe se ekonomia e eurozonës do të zgjerohet paksa vitin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)