05 Maj 2024

FMN: Rritja e pagave nuk është në përputhje me SBA

Prishtinë, 15 mars -  Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Costas Christou vizitoi Kosovën gjatë datave 7 dhe 15 Mars, për të vazhduar diskutimet me autoritetet mbi shqyrtimin e parë të Aranzhmanit Stand-By (SBA).

Në përfundim të këtij misioni sot, Christou deklaroi se “Një mision i stafit të FMN-së vlerësoi performancën ekonomike dhe atë të sektorit financiar, dhe mbajti diskutime mbi draft-buxhetin për vitin 2011, si pjesë të shqyrtimit të parë të Aranzhmanit Stand-By."

Diskutimet mbi buxhetin e vitit 2011 sipas tij kanë avancuar, por ato nuk mund të përmbylleshin gjatë vizitës së misionit dhe do të vazhdojnë në periudhën në vijim.

Njëra prej çështjeve të mbetura është rritja substanciale në shumën e pagave të sektorit qeveritar që parashihet në këtë draft-buxhet. Kjo rritje nuk është në përputhje me objektivat e programit SBA.

“Rimëkëmbja ekonomike është në rrugë të mbarë kundrejt një rritjeje ekonomike dhe kreditimit të sektorit privat. Rritja reale ekonomike pritet të arrijë 5 për qind në vitin 2011.

Ka shenja inkurajuese se, përkundër një trendi të përkeqësuar në kreditë jo-performuese, sektori bankar mbetet stabil dhe me kapital të mjaftueshëm në përgjithësi.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)