FMN: Rritja e ekonomisë globale vazhdon të jenë e dobët
Washington, 25 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se parashikimet lidhur me rritjen e ekonomisë globale vazhdojnë të jenë ende të dobëta.
Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde tha se për të zbutur e reduktuar efektet e krizës që po kalon ekonomia globale duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa të përmbushin zotimet e dhëna.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard tha se ecuria e ekonomisë globale në muajin korrik ka qenë më e dobët se parashikimet.
Në korrik FMN-ja parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin e ardhshëm nga 3,9% që e kishte deklaruar më parë, në muajin korrik e kishte ulur në 3,5%.
Lagard nënvizoi se klima në të cilën gjendet sot sektori financiar nuk është më e sigurt krahasuar me periudhën e fillimit të krizës globale.
Kriza në zonën e euros përbën kërcënimin më të madh për ekonominë globale, nënvizoi Lagard dhe kërkoi nga autoritetet evropiane që të zhvillojnë praktikat e reformave financiare.
Në qendër të krizës ndodhet Evropa. Shumica e masave që do të merren duhet të merren këtu, u shpreh Lagard.
Ndërsa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës shefja e FMN-së tha se Uashingtoni duhet të qartësojë politikat financiare dhe të realizojë përgjegjësitë që ka ndaj vendeve të tjera.