FMN: Rritja e çmimit të naftës rrit ekonominë
Washington, 26 tetor - Rritja e çmimit të naftës dhe shtimi i kërkesës për këtë produkt, ka bërë që në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, të ketë rritje ekonomike.
Në një raport të FMN-së thuhet se ekonomia e këtyre rajoneve pritet të rritet me 4.2 për qind këtë vit dhe me 4.8 për qind deri në vitin 2011.
Sipas këtij raporti, rritja ekonoike i dedikohet kryesisht prodhimit të naftës në rajon, që pritet të arrijë në 26 milionë fuçi në vit në vitin 2011.
Në raportin e FMN-s- theksohet se pjesa më e madhe e suficitit tregtar të rajonit, do të realizohet nga të ardhurat e naftës nga prodhuesit e Gjirit Persik.
Por raporti i FMN-së u bën thirrje të gjitha vendeve të rajonit të përpiqen më tepër për diversifikimin e ekonomive të tyre dhe të tregohen më të kujdesshëm për politikat monetare, që mund të çojnë në inflacion.