18 Nëntor 2024

FMN rrit parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës

Pekin, 29 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës, por paralajmëron se sistemi i saj financiar paraqet risk për shkak të rritjes së vazhdueshme të borxhit.

Fondi e rriti parashikimin me 0.3 për qind, duke e çuar në 7.5 për qind.

Parashikimi i ndryshuar i FMN-së është në të njëjtën linjë me parashikimin zyrtar të qeverisë për rritjen vjetore.

Por FMN-ja ka paralajmëruar Kinën se përballet me risk të dyfishtë: nga njëra ana ngadalësimi i menjëhershëm i ekonomisë dhe nga ana tjetër \"shtimi i dobësive\" të sistemit të saj financiar. Madje, FMN-ja paralajmëron se të dy elementët mund të shkaktojë pasoja për rajonin.

Fondi vuri në dukje rritjen e shpejtë të kreditimit nga burime të tjera të ndryshme nga bankat tradicionale, që mund të jenë një burim i rëndësishëm i riskut sistematik.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)