FMN rrit në 5,2 për qind parashikimin për Turqinë
Prishtinë, 12 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka korrigjuar me 2,6 pikë përqindjeje parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017, duke e ngritur në 5,1 për qind.
Numrin për muajin tetor të raportit për “Perspektivën e Ekonomisë Globale (WEO)”, FMN-ja e publikoi me titullin “Për Një Rritje të Qëndrueshme”.
FMN-ja ka rritur me 0,1 pikë përqindjeje pritshmëritë e rritjes globale për vitet 2017 dhe 2018.
Raporti, i publikuar në prag të "Mbledhjeve Vjetore të FMN-Bankës Botërore" që do të fillojnë këtë javë, thekson se rimëkëmbja koniunkturale në ekonominë globale është fuqizuar dhe parashikimet për rritjen globale i ka revizionuar në 3,6 për qind këtë vit dhe 3,7 për qind për vitin e ardhshëm.
Parashikimet e FMN-së për vitet 2017 dhe 2018 në përditësimin e bërë në raportin WEO të publikuar në korrik ishin caktuar përkatësisht si 3,5 për qind dhe 3,6 për qind.
Megjithëse risqet afatshkurtra në ekonominë botërore po zvogëlohen, raportohet se shumë vende në një të ardhme afatmesme mund të jenë të ekspozuara ndaj risqeve të anës së poshtme.
Disa nga risqet në fjalë që përmend raporti janë: norma e ulët e inflacionit në vendet e zhvilluara, turbulencat financiare në ekonomitë e tregjeve në zhvillim, shtrëngimi i kushteve financiare globale më shpejt se sa parashikimet dhe politikat proteksioniste.