FMN rikonfirmon mbështetjen në krijimin e Agjencisë së të Hyrave
Prishtinë, 30 nëntor - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim një delegacion të misionit kryesor të Fondit Monetar Ndërkombëtar për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, si dhe zhvillimet e fundit në ATK për performancen institucionale.
Gjatë këtij takimi u diskutua për progresin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, nga perspektiva e Administratës Tatimore, si dhe planet dhe objektivat e ATK-së për të ardhmen.
Drejtori i ATK-së, falënderoj përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për mbështetjen e deritanishme në kuadër të këtij procesi, si dhe shumë proceseve të tjera të cilat kanë ndihmuar institucionin të ngrit kapacitete e saj në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga legjislacionin tatimore.
E nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, konkretisht në segmentet të cilat Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka identifikuar se duhet përkrahje.