20 Nëntor 2024

FMN: Recesioni ekonomik në Evropë është thelluar më shumë

Washington, 12 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit të tij njoftoi për thellimin e recesionit ekonomik në Evropë dhe uljen e shpejtë të rritjes ekonomike në Amerikë.

FMN në raportin e tij ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike në shkallë botërore dhe ka parashikuar thellimin e recesionit ekonomik në BE.

Rritja ekonomike e botës për këtë vit ishte parashikuar 3.1 për qind ndërkohë që për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.8 për qind.

Në raportin e FMN thuhet se rritja ekonomike e Amerikës për këtë vit do të ulet me 1.7 për qind .

Nga thellimi i recesionit ekonomik në Evropë, pritet që në BE rritja ekonomike të ulet me 0.6 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)