FMN: Problemi i borxheve të SHBA është serioz
New York, 3 prill - Drejtoresha e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), çështjen e borxheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e konsideroi si një problem serioz.
Znj. Christine Lagard duke folur në Universitetin Xhon Hapkins mbi situatën aktuale të ekonomisë globale, theksoi se çështja e borxheve të SHBA është tepër serioze dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Lagard shtoi se në qendër të Eurozonës rritja ekonomike është e fortë, ndërsa në jug të Eurozonës është tepër e dobët.
Ajo tha se situata e ekonomisë globale është tepër e rëndë dhe e ndjeshme dhe nëse nuk ndërmerren politika të drejta për zgjidhjen e problemeve, do të rrezikohet seriozisht ekonomia botërore.